50 fëmijë në Kosovë janë në pritje për adoptim, ndërsa 200 familje të interesuara për ta

50 fëmijë në Kosovë janë në pritje për adoptim, ndërsa 200 familje të interesuara për ta

Aktualisht numri i familjeve në Kosovë që duan të adoptojnë fëmijë është sa katërfishi i numrit të fëmijëve pa përkujdesje.

Një dokument i Ministrisë së Drejtësisë i cili parasheh funksionimin e panelit që shqyrton rastet e adoptimit, mbetet në konsultim publik.

Së paku 50 është numri i fëmijëve në Kosovë që presin të adoptohen e të bëhen me familje.

Por trefish më i madh është numri i familjeve që janë të gatshme të adoptojnë.

Përderisa, akoma në konsultim publik deri kah fundi i këtij muaji mbetet rregullorja e Ministrisë së Drejtësisë për funksionimin e panelit për adoptim të fëmijëve.

Përveç brenda Kosovës, ky panel trajton edhe kërkesat për adoptim nga jashtë, thotë këshilltarja në këtë institucion të drejtësisë, Vlora Limani-Hajnuni.

“Ka për obligim dhe për detyrë, të shqyrtojë të gjitha lëndët e adoptimit, qoftë të familjeve që janë të gatshëm për adoptim qoftë të fëmijëve që kanë nevojë të adoptohen. Ky panel shqyrton të gjitha lëndët e adoptmit qoftë vendore qoftë ndërkombëtare,” u shpreh Këshilltarja në MD, Vlora Limani Hajnuni.

Sipas dokumentit, për të gjitha kërkesat pro ose kundër adoptimit, do të vendosin 5 persona, që duhet të vijnë nga institucione të caktuara, përfshirë shoqërinë civile.

“Paneli për Adoptim emërohet me vendim të Ministrit të Drejtësisë, dhe përbëhet nga pesë anëtarëve, si në vijim: Tre përfaqësues nga Departamenti përkatës për Politikat e Shërbimeve Sociale dhe Familjare, një përfaqësues nga Qendrat për Punë Sociale dhe një përfaqësues nga Organizatat Joqeveritare,” thuhet në projekt rregulloren për funksionimin e panelit për adpotim.

Paneli në fjalë do të ketë kompetenca të mëdha, me mundësi që të largojë një familje e cila potencialisht mund të bëhej adoptuese, për disa arsye.

“Paneli jep mendim për largimin nga regjistri të familjes së mundshme për adoptim, e cila pa arsye dhe argumente të bazuara, e refuzon fëmijën që i është propozuar për adoptim. Paneli mund t’ua marr përparësinë në Regjistër familjes së mundshme për adoptim vendor, e cila refuzon fëmijën që iu është propozuar për adoptim”.

Për adoptimin e fëmijëve, sipas ligjit, fillimisht kanë përparësi anëtarët e familjes biologjike, e pastaj qytetarët brenda, Kosovës përderisa duhet përmbushur edhe një sërë kriteresh tjera.

Related Articles