Franca është e shqetësuar nga operacionet e fundit të policisë kosovare që çuan në mbylljen e zyrave të bankave postare serbe në veri të Kosovës.
Kështu thuhet në një njoftim të Ministrisë së Jashtme të Francës, ndërsa paralajmëron se verpime të reja të njëanshme, kontribuojnë në përshkallëzim të tensioneve.
”Këto veprime të reja të njëanshme kontribuojnë në përshkallëzimin e tensioneve dhe rrezikojnë diskutimet e vazhdueshme, nën kujdesin e Bashkimit Evropian, që synojnë gjetjen e një zgjidhjeje të përkohshme për personat e prekur nga zbatimi i rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës.
Ato ndikojnë në jetën e përditshme të komunitetit serb në Kosovë dhe shkojnë kundër përpjekjeve për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, parakusht për realizimin e perspektivës evropiane të dy vendeve.
Franca u bën thirrje autoriteteve kosovare që të përmbahen nga çdo veprim i mëtejshëm i njëanshëm. Ai inkurajon të dyja palët që të kthehen në tryezën e negociatave dhe të punojnë në propozimin e fundit të kompromisit të paraqitur nga ndërmjetësimi evropian, e vetmja bazë realiste për arritjen e një marrëveshjeje që lejon përfituesit e kualifikuar të marrin transaksione financiare nga Serbia”.