Prishtina ka dështuar të mbroj titullin e Kupës së Kosovës, pasi që në finale ka pësuar përballë Ballkanit pas ekzekutimit të penaltive 4-2, raporton Gazeta “Enigma”.
Me këtë rast klubi kryeqytetas ka mbetur edhe pa dalje në Evropë, pasi që Malisheva tashmë nga vendi i katërt ka marrë pozitën që do të luaj në Ligën e Konferencës.
Pas kësaj disfate ka reaguar edhe gazetarja e njohur Qendresa Krelani, e cila ka ‘gozhduar’ futbollistët ‘bardhekaltër’.
“Perpos Drilon Islamit, Muhamed Useinit edhe Albin Krasniqit, juve te tjerve me PAGU iu kisha shti veç me veshe fanellen e Prishtines. Me pages iu kisha bo me lujt per Prishtinen. Gashin mbas atij lendimi s’po e llogaris”, ka shkruar ndër të tjerash.
Lexo edhe statusin e plotë:
/Gazeta Enigma/