‘Telenovela’ Lumbardh Dellova do të vazhdojë edhe këtë verë, si në dy afatet kalimtare të kaluara ku mbrojtësi kosovar nuk e kishte të qartë të ardhmen e tij.
Mbrojtësi kosovar është padyshim më i miri në Superligën e Kosovës dhe nuk kanë munguar ofertat për të nga klubet evropiane prej kohësh.
Megjithatë Ballkani ka refuzuar edhe në verën e vitit të kaluar, por edhe në afatin kalimtar të janarit të gjitha ofertat në drejtim të tyre.
Njësoj kanë vepruar edhe tani, ku katër skuadra kanë dalë me oferta zyrtare, por që të katërtat janë refuzuar nga Ballkani dhe Dellova.
25-vjeçari ka marrë oferta nga Rumania, Hungaria, Polonia dhe Ukraina, por deri më tani këto oferta janë refuzuar.
Telegrafi merr vesh edhe emrat e katër skuadrave që kanë bërë oferta për Dellovën dhe ato janë CFR Cluj (Rumani), Debreceni (Hungari), Craiova (Poloni) dhe Oleksandriya (Ukrainë).
Të gjitha këtë oferta janë refuzuar, pasi Dellova synon që të luajë për ndonjë klub më të mirë se katër të lartpërmendurit.
Gjithsesi edhe te kampioni në fuqi i Kosovës po presin që nga shitja e Dellovës të fitojnë mbi 600 mijë euro, në mënyrë që të thyhet rekordi i Albion Rrahmanit.
Një gjë është e sigurt, pas Edvin Kuc që do të kaloj te Neftchi Baku dhe Armend Thaqit te Cluj, Lumbardh Dellova do të jetë i larguari i radhës nga Ballkani.