Manchester United ka kaluar në epërsi ndaj Manchester Cityt në finalen e FA Cup që po zhvillohet sot në Wembley.
Duelin e ka zhbllokuar anësori, Alejandro Garnacho në minutën e 29-të.
Spanjolli shfrytëzoi për mrekulli një gabim nga dyshja e Man Cityt, ku mbrojtësi Gvardiol dhe portieri Ortega pas një keqkuptimi mes tyre, bëri që Garnacho të pozicinohet i vetëm me portën e boshatisur, në të cilën nuk e pati problem që ta konkretizojë me gol.
MANCHESTER CITY GET IT HORRIBLY WRONG AT THE BACK AND GARNACHO GIVES UNITED THE 1-0 LEAD IN THE FA CUP FINAL 😱 pic.twitter.com/I1PCvFNw35— ESPN FC (@ESPNFC) May 25, 2024