21 vjet burgim i janë caktuar të akuzuarit B.B. për veprat “Vrasje e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, raporton Gazeta Enigma.
Sipas njoftimit nga Gjykata Themelore në Gjakovë, B.B. ka vrarë xhaxhain e tij më 28 prill të vitit të kaluar.
Gjykata ka shpjeguar se rasti ka ndodhur kur viktima kishte dalë në rrugë për të marrë një arkë betoni, e për të cilën kishte kundërshtuar tashmë i dënuari. Pas një fjalosjeje lidhur me arkën, e po ashtu lidhur me dyshimet se viktima kishte raport intim me gruan e të akuzuarit, B.B. i mllefosur kishte shkuar në shtëpi për ta marrë pistoletën me të cilën e ka vrarë viktimën S.B.
Pas rastit është konfiskuar një pistoletë gjysmë-automatike e tipi “Crvena Zastaca”, gjashtë fishekë të kalibrit 9×19 mm si dhe një pushkë e gjuetisë me dy tuta e tipit Hüglü, model 104A e kalibrit 12 bore, një fishekë i kalibrit 7.65×17 mm, një rrethatore prej lëkure e dizajnuar për mbajtje të fishekëve 12 bore, si objekte të kryerjes së veprës penale.