Ermal Krasniqi dhe Albion Rrahmani janë ftuar nga trajneri i kombëtares së Kosovës, Franco Foda për miqësoren ndaj Norvegjisë që do të luhet më 5 qershor në Oslo, shkruan Gazeta Enigma.
Lajmin e ka bërë të ditur vet klubi rumun, Rapid Bucuresti, përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook.
Kosova deri më tani e ka vetëm një miqësore të konfirmuar për në qershor, atë ndaj Norvegjisë së superyllit të Manchester Cityt, Erling Haaland.
Lista e plotë e kombëtares së Kosovës nuk është bërë ende e ditur, por që trajneri Foda pritet që ta zyrtarizojë atë së shpejti.