Ende pa kaluar 10 ditë pas mbylljes së institucioneve financiare të Serbisë në veri të vendit, Policia e Kosovës është parë edhe njëherë tjetër atje.
Sipas mediumit lokal serb Kossev, bëhet fjalë për njesinë e krimit ekonomik nga Prishtina, e cila ndihmohet nga policia e rajonit të Veriut, transmeton Gazeta Enigma.
Sipas këtij mediumi, ekipet e Policisë së Kosovës ndodhen tek njëri nga gjashtë objektet financiare serbe të mbyllura në veri.
Ndërhyrja ka të bëjë me një kasafortë për të cilën nuk ka pasur çelës në aksionin paraprak, ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë në rajonin e veriut, Veton Elshani.
Siç shkruajnë mediat lokale serbe, pos Policisë së Kosovës, të pranishëm janë edhe zyrtarë të EULEX-it./ Gazeta Enigma