Dy policë në Prizren janë sulmuar fizikisht nga një person pasi këta të fundit i shqiptuan një dënim.
Sipas raportit të policisë gjatë arrestimit i dyshuari dhe zyrtarët policorë kanë pësuar lëndime dhe të njëjtin kanë pranuar tretman mjekësor, raporton Gazeta Enigma.
“Prizren 29.05.2024-12:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas shqiptimit të një gjobe për kundërvajtje në trafik, ka fyer dhe ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë meshkuj kosovarë. Gjatë arrestimit i dyshuari dhe zyrtarët policorë kanë pësuar lëndime dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”, njofton Policia / Gazeta Enigma