Komuna e Gjilanit dhe Zyra e Prokurimit, kanë publikuar kompanin fituese për renovimin e Stadiumit të Gjilanit shkruan Radio Star, përcjellë Gazeta Enigma.
Procesi i rinovimit pritet të fillojë së shpejti, duke synuar përmirësimin e infrastrukturës dhe ofrimin e kushteve më të mira për sportistët dhe tifozët.
‘Radio Star’ mëson se kompania fitues është: Demiri Gartenbau GmbH, AVAG GROUP SH.P.K., EL-BAU SH.P.K., Bujar Shabani B.I., KOSOVA ASFALT SH.P.K., K.N.T.SH. Teuta – M SH.P.K.
Ky projekt do të zgjasë më së paku 5 vite sipas Ministrisë së Kulturës.
‘Radio Star’ ka siguruar vendimin për dhënjen e vendimit për renovimin e stadiumit, por që kompanit duhen të presin shtatë ditë rreth ankesave nga operatorët ekonomik që ishin pjesëmarrëse në këtë tender për renovimin e stadiumit të Gjilanit.
Përfundimi i rinovimit të Stadiumit të Gjilanit pritet të sjellë përmirësime të mëdha në infrastrukturë, duke e bërë atë një arenë moderne për zhvillimin e ndeshjeve dhe aktiviteteve sportive.
Kjo do të përmirësojë përvojën e tifozëve dhe do të ofrojë kushte më të mira për sportistët, duke e vendosur Gjilanin në një pozitë më të fortë në skenën sportive të vendit.