Sot në kazermën e FSK-së “Lidhja e Prizrenit” në Prizren është mbajtur ceremonia e përfundimit të trajnimit EOD Niveli 2 për grupin e dytë të Policisë Kombëtare dhe Shërbimit për Emergjenca të Ukrainës.
Ky grup është trajnuar për 6 javë në metodat e eliminimit të rreziqeve nga mjetet shpërthyese nga instruktorët e EUCOM dhe Kompanisë së Deminimit.
“Në emër të Komandantit të FSK-së, Gjeneral Lejtënant Bashkim Jasharit, Gjeneral Haziri uroi kursantët dhe instruktorët për përfundimin me sukses të kursit. Gjithashtu u theksua rëndësia e kontributit të FSK-së në trajnimin e forcave të sigurisë ukrainase në misionin fisnik të shpëtimit të jetëve njerëzore, duke e bartur përvojën e fituar gjatë largimit të mjeteve të pashpërthyera në Kosovë te personeli ukrainas.”, thuhet në njoftim.
Po ashtu FSK zotohet se me kapacitetet e saj do të vazhdojë të japë mbështetjen bashkë me aleatët Amerikan për Ukrainën në trajnimin e personelit shtesë për punën në fushat e minuara dhe largimin e mjeteve shpërthyese në Ukrainë si dhe në fusha tjera relevante.