Gjyqtari më i mirë në vend do ta drejtoj njërën ndër ndeshjet më të rëndësishme të Kosovës.
Fjala është për Visar Kastratin, i cili do të jetë gjyqtar i kryesor në ‘finalen’ e barazhit ndërmjet Feronikeli ’74 dhe Prishtinës së Re, raporton Gazeta Enigma.
Asistentë të Kastratit do të jenë dy kolegët e tij me stemën e FIFA-s, Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj.
Gjyqtar i katërt do të jetë Valon Bajogra, ndërsa në VAR do të jenë Lirim Jashari dhe Drilon Rexhepi.
Kujtojmë që ndeshja ndërmjet Feronikeli ’74 dhe Prishtinës së Re do të zhvillohet më 1 Qershor në stadiumin “18 Qershori” në Klinë.
Fituesi i kësaj ndeshje do t’i vijoj garat në sezonin e ardhshëm në Superligë. /Gazeta Enigma/