Katër persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident mes tri veturave në rrugën nacionale Prishtinë – Pejë, kanë konfirmuar për Gazetën Enigma nga Policia e Kosovës.
Aksidenti u shkaktua rreth orës 17:00 të kësaj pasdite, konkretisht tek “Praku i Biznesit”.
“Njësiti policor që i është përgjigjur rastit, njofton se në aksident janë përfshirë tri vetura, si pasojë e aksidentit, katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Policia është marrë me procedurat e parapara në vend-ngjarje”, thuhet në përgjigjen e policisë. /Gazeta Enigma