Presidentja Vjosa Osmani ka qenë e pranishmë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të El Salvadorit, Nayib Bukele, i cili e ka marrë postin për herë të dytë, njofton Gazeta Enigma.
E para e vendit publikoi pamje nga ceremonia përmes rrjetit social X.
Në ceremoni morën pjesë edhe presidenti i Argjentinës, Javier Milei dhe Donald Trump Jr, djali i ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump.
Osmani u prit me nderime të larta e ceremoni ushtarake posa mbërriti në El Salvador. /Gazeta Enigma