Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka marrë pjesë në një tubim të kësaj partie në Gjenevë të Zvicrës, duke thënë se e djathta po bashkohet edhe në Mërgatë.
“Mes bashkëatdhetarëve tanë të mërgatës, shënuam 34 vjetorin e veprimit tonë politik në Zvicër; siç dhe shtruam thirrjen e përbashkimit të së djathtës brenda Lidhjes Demokratike”, shkroi Abidixhiku.
Ai tha se patriotët e mëdhenj nuk mund të qëndrojnë spektatorë “para zymtësisë, moszhvillimit, zbrazjes e izolimit”.
“Të djathtit e Kosovës s’mund të vëzhgojnë! Kosova, siç e kishim menduar gjithherë, thërret për angazhimin tonë monumental, si garantues të vetëm politik të shtetësisë, si projektues të Republikës e si besimtarë të vet demokracisë”, u shpreh Abidxhiku.
“Prandaj e dashura mërgatë, bashkimi i së djathtës në Kosovë po ndodhë! Është radha e juaj tani!”, përfundoi ai. /Gazeta Enigma