Të hënën ka nisur Java e Krenarisë në Kosovë, raporton Gazeta Enigma.
Hapja zyrtare e Javës së Krenarisë bëhet nën patronimin e Zyrës për Qeverisje të Mirë, të Drejta të Njeriut, Mundësi të Barabarta dhe Kundër Diskriminimit.
Eventi mbahet në ndërtesën e Qeverisë nga ora 18:00.
Të pranishëm do të jenë: Habit Hajredini, drejtor i Zyrës së Kryeministrit për Qeverisje të Mirë.
Ndërkaq, fjalë rasti do të kenë, Glauk Konjufca, kryetar i Parlamentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ministre e Drejtësisë, Tomas Szunyog, shef i zyrës së BE-së në Kosovë, Alyson Grunder, zëvendësambasadore e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jonas Westerlund, ambasadori i Suedisë në Kosovë si dhe Arbër Nuhiu, drejtor Ekzekutiv i Qendrës për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore – CSGD.
Java e Krenarisë, paralelisht me fuqizimin e personave LGBTQI+, synon të ngrit vetëdijen kolektive dhe dukshmërinë e orientimeve seksuale dhe/ose identiteteve gjinore të ndryshme në shoqërinë kosovare, të adresojë çështje të situatës aktuale të personave LGBTQI+ dhe të luftojë diskriminimin dhe trajtimin e pabarabartë të personave LGBTQI+ në Kosovë.