Këtë të hënë rreth orës 19:00 është grabitur një postë në rrugën “Enver Maloku” në Prishtinë, raporton Gazeta “Enigma”.
Lajmin për Gazetën “Enigma” e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti ka deklaruar se një person i dyshuar ka arritur që të grabisë një shumë parash.
“Policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit si dhe identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar”, tha Ahmeti. /Gazeta Enigma/