Një burrë 45 vjeçar nga qyteti i Negotinës është mbytur në Liqenin e Ohrit.
Rasti ndodhi mbrëmë rreth orës 20:50.
“Me urdhër të prokurorit publik, këqyrjen e vendit të ngjarjes e kanë kryer ekipet policore, ndërsa vdekja është konstatuar pa shenje dhune”, thanë nga SPB Shkup.
Trupi i viktimës me inicialet L.M., është dërguar për autopsi në Mjekësinë Ligjore në Manastir.
Edhe vitin e kaluar një person nga Shkupi u mbyt në Liqenin e Ohrit. /Gazeta Enigma