Thirrjen e kryeministrit të atëhershëm britanik, Tony Blair, 25 vjet më vonë po e kujton Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Përmes një postimi në Facebook, shefi i qeverisë tha se në atë kohë, ajo thirrje jehoi në parlamentin e Britanisë së Madhe, dhe të nesërmen e 24 marsit 1999, NATO do të fillonte fushatën për ndalimin e spastrimit etnik të shqiptarëve në Kosovë.
Kurti ndër të tjerash e falënderoi Blairin për prezencën e tij në Kosovë për nder të 25-vjetorit të Çlirimit të Kosovës.
“Ne duhet të veprojmë: të shpëtojmë mijëra burra, gra dhe fëmijë të pafajshëm nga katastrofa humanitare, nga vdekja, barbarizmi dhe spastrimi etnik nga një diktaturë brutale; për të shpëtuar stabilitetin e rajonit të Ballkanit, ku e dimë se kaosi mund të përfshijë të gjithë Evropën.” Kjo ishte thirrja e atëherë kryeministrit britanik Tony Blair, më 23 mars 1999, e cila jehoi në Parlamentin e Britanisë së Madhe. Të nesërmen e 24 marsit 1999, NATO do të fillonte fushatën që ndali pikërisht spastrimin etnik të shqiptarëve në Kosovë..” shkroi ai. /Gazeta Enigma