Edi Rama: Urat e ndërtuara nga ish-presidenti i Kosovës, nuk duhet të shkatërrohen nga politikanët e sotshëm

Edi Rama: Urat e ndërtuara nga ish-presidenti i Kosovës, nuk duhet të shkatërrohen nga politikanët e sotshëm

Edi Rama ka marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare “Rugova dhe Perendimi”.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se presidenti historik, Ibrahim Rugova, ishte njeriu që ka shënuar historinë e shqiptarëve me një gjurmë të rrallë dhe aq të domosdoshme.

Mirëpo i pari i Qeverisë së Shqipërisë derisa ka lartësuar kontributin e Ibrahim Rugovës për ndërtimin e raporteve me miqtë ndërkombëtarë, ka thënë politikanët e sotëm nuk duhet të shkatërrojnë urat e ndërtuara nga ish-presidenti i Kosovës.

“Urat e ndërtuara nga ish-presidenti i Kosovës, nuk duhet të shkatërrohen nga politikanët e sotshëm..”

“Kosova duhet të ndjekë shembullin e Rugovës për të ruajtur miqësinë me aleatët. Zotimi për të forcuar urat e domosdoshme që na lidhin me të tjerët duke i besuar arsyes së pasionit e jo pasionit të arsyes”, tha Rama

Ai tutje shtoi se Kosova mund të hy në Evropë vetëm duke iu bashkuar politikave euroatlantike të nisuta nga Rugova. /Gazeta Enigma

Related Articles