Kryeministri Albin Kurti ka folur shkurt rreth marrëdhënieve më homologun e tij shqiptar, Edi Ramën, duke thënë se raportet mes dyshes janë “të mira”, gjatë një deklarimi për media në Samitin për Ballkanin Perëndimorë, njofton Gazeta Enigma.
“Raportet me kryeministrin Rama i kemi të mira”, tha Kurti para mediave, duke refuzuar të flasë më gjatë.
Raportet mes Kurtit e Ramës gjithmonë kanë qenë në hendek, kryesisht në lidhje me raportet e dy shteteve me Serbinë si dhe në lidhje me çështjen e Ballkanit të Hapur, siç e potencoi edhe vetë Kurti në një intervistë javën e kaluar.
Kurti dje nuk e priti në takim Ramën, i cili erdhi për vizitë në Prishtinë. Rama u prit vetëm nga presidentja Vjosa Osmani. /Gazeta Enigma