Limaj nderohet në Parlamentin e Shqipërisë, merr mirënjohje për kontributin e dhënë për lirinë e Kosovës

Limaj nderohet në Parlamentin e Shqipërisë, merr mirënjohje për kontributin e dhënë për lirinë e Kosovës

Kuvendi i Shqipërisë sot ka nderuar me mirënjohje kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, në shënimin e 80-vjetorit të gjenocidit grek ndaj shqiptarëve të Çamërisë, që nisi në qershor të vitit 1944.

Sipas tyre Limaj e mori mirënjohjen për kontributin e dhënë për lirinë e Kosovës, e cila iu nda nga deputeti Shpëtim Idrizi, politikani shqiptar që në vazhdimësi angazhohet në mbrojtje të të drejtave të çamëve dhe çështjes çame në përgjithësi.

Limaj para të pranishmëve deklaroi se në secilën familje shqiptare histori e çamëve përjetohet me dhimbje të madhe, mu për faktin se popullata çame kishte përjetuar tmerrin e depërtimit dhe të shpërnguljes me dhunë.

“Edhe për kundër gjithë këtyre vuajtjeve që ka përjetuar popullata çame, ajo gjeti forcën për tu përballur dhe për ti mbijetuar gjithë asaj shfarosje në masë, dhe është për tu admiruar që çamët fisnik për asnjë moment nuk heshtën, por vazhduar pa rreshtuar së kërkuari drejtësi, dhe që me besim presin që në të ardhmen e afërt të triumfojnë”, tha Limaj. 

Related Articles