Studio-bunkeri i Radios “Kosova e Lirë tani ëshë marrë nën kontrollë nga shteti i Kosovës, shkruan Gazeta Enigma.
Kurti tha se radioja “Kosova e Lirë” ishte radio e Kosovës që luftonte për liri.
“Lirinë e medias sot, nuk do ta gëzonim dot pa luftën për liri. Gëzohem që kjo vlerë e veçantë e luftës, ky studio-bunker, tani është nën përkujdesjen e shtetit tonë”, shkroi Kurti.
“Një mirënjohje dhe urim i veçantë u takon çlirimtarëve lajmëtarë. Urime 25-vjetori i çlirimit të vendit!”, shtoi ai. /Gazeta Enigma