Ambasadori francez në Kosovë Olivier Guerot ka shpërndarë një fotografi, për të cilën thotë se kryeminsitri Albin Kurti dhe ambasadori shqiptar në Kosovë, Petrit Malaj kanë kërcyer nga gëzimi kur Shqipëria shënoi golin e parë, shkruan Enigma.
Guerot fotogafinë e ka shpërndarë në platformën X, kështu duke treguar se lojën mes Shqipërisë dhe Italisë që po zhvillohet në kuadër të Kampionatit Evropian po e shikojnë së bashku me Kurtin e Malajn.
@albinkurti and Petrit Malaj my colleague 🇦🇱 ambassador jumping out of joy as 🇦🇱scores 1-0 against 🇮🇹after 27 seconds pic.twitter.com/Eit02nTy2l— Ambassadeur Olivier Guerot (@Olivier_Guerot) June 15, 2024