Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, i quan spekulime lajmet se do tëhiqen masat e vendosura nga BE për Kosovën.
Kurti nuk i komenton fare deklaratat e zyrtarëve të BE-së.
Kryeministri për “heqjet e masave” tha se nuk dëshiron të spekulojë për spekulimet.
“Nuk mendoj se duhet të spekuloj për spekulimet”, tha kreu i ekzekutivit.
Ndërkohë, disa zyrtarë të BE-së, janë deklaruar se heqja e masave ndëshkuese ndaj Kosovës është çështje institucionale e vendeve anëtare dhe jo e dikujt nga jashtë që të përpiqet të spekulojë për përmbajtjen dhe afatet kohore.
“Do të bëhet në kohën që është e duhur për Përfaqësuesin e Lartë dhe shtetet anëtare dhe përmbajtjen do ta shohin dhe diskutojnë fillimisht shtetet anëtare dhe më pas të marrin vendimet e nevojshme. Dhe kur kjo të ketë ndodhur ose kur kjo do të ndodhë, do t’i njoftojmë kolegët tanë në Kosovë se cili është rezultati. Pra nuk ka hapësirë dhe nuk shohim arsye për këto spekulime publike dhe njoftime nga aktorë të ndryshëm”, tha në një konference të hënën, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano./GazetaEnigma/