Raportohet se është gjetur një person pa shenja jete në një pyll në Skenderaj, raporton Gazeta Enigma.
Kjo u bë e ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ku thuhet se në vendin e najgrjes kanë dalur njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor ku nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës.
“Është raportuar se dëshmitari mashkull kosovar në pyll kishte gjetur viktimën mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor ku nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.