Tetë persona e ndalin një gjakovar në rrugë, e rrahin dhe ia dëmtojnë veturën

Tetë persona e ndalin një gjakovar në rrugë, e rrahin dhe ia dëmtojnë veturën

Një person nga Gjakova ka njoftuar Policinë se derisa ishte duke e vozituar veturën e tij, tetë persona të armatosur e kanë ndalur dhe e kanë kanosur, raporton Gazeta Enigma.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës thuhet se viktimën e kishin nxjerrur nga vetura e kishin goditur me kondak të armës në fytyrë, ndërsa të dyshuarit e tjerë ja kishin dëmtuar veturën me shufra metali.

Derisa po largoheshin nga lokacioni, të dyshuarit kanë shtënë me armë disa herë në ajër.

Nuk raportohet për ndonjë person të arrestuar, ndërsa, rasti po vazhdon të hetohet.

Viktima mashkull kosovar ka raportuar se deri sa kishte qenë  duke e drejtuar veturën, ishte ndaluar nga 7-8 persona të  panjohur  të cilët kishin qenë me dy vetura, katër prej tyre të armatosur dy me armë të gjata e dy me të shkurta. Të dyshuarit viktimën e kishin nxjerr nga vetura, njëri prej të dyshuarve e kishte goditë me kondak të armës së gjatë në fytyrë, ndërsa të tjerët ja kishin dëmtuar veturën me shufra metali dhe më pas ishin larguar nga ai lokacion ku dyshohet se me armë kanë shtënë disa herë në ajër. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, nuk raportohet për ndonjë person ta arrestuar.  Rasti vazhdon të hetohet.

Related Articles