Policia e Kosovës ka njoftuar për një dhunë familjare, ku burri vjehrra dhe kunata ushtrojnë dhunë ndaj nusës, raporton Gazeta Enigma.
Rastin e ka lajmëruar viktima, e cila ka thënë se I kanë shkaktuar dhunë psiqike duke e fyer me fjalë fyese.
“Viktima femër kosovare ka raportuar se tre te dyshuarit –bashkëshorti , vjehrra dhe kunata e saj i kane shkaktuar dhune psiqike duke e fyer me fjale fyese. Lidhur me rasti i dyshuari bashkëshorti i saj është arrestuar dhe me vendim te prokurorit është liruar ne procedurë te rregullt”, thuhet në njoftim.