Ballkani do të nisë edhe këtë vit garat evropiane nga rrethi i parë i kualifikimeve për në Ligën e Kampionëve.
Kampioni në fuqi i Kosovës, në rrethin e parë do të ndeshet me skuadrën nga Andorra, Santa Coloma.
E tanimë në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti edhe për rrethin e dytë të Ligës së Kampionëve dhe suharekasit kanë mësuar kundërshtarin në rast se kalojnë tutje.
Nëse kalon tutje, Ballkani do të përballet me skuadrën e madhe daneze Midtjylland.
Ndërkohë shortin e kanë mësuar edhe tre skuadrat tjera shqiptare si Decic, Struga dhe Egnatia.
Egnatia nëse kalon tutje në rrethin e dytë takohet me gjigantin grek PAOK.
Në rast se Struga kalon tutje atëherë do të ndeshet me fituesin e duelit Florina Tallinn – Celje, derisa Decic mund të ndeshet me Ferencvarosin.