Qeveria e Kosovës i ka ndarë 10 mijë e 270 euro për Këshillin Kombëtar Shqiptar dhe përfaqësuesit e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.
Vendimi u mor në mbledhjen e ekzekutivit, që u zhvillua virtualisht.
“Ndarja e këtyre parave u bë me qëllim të përkrahjes së aktiviteteve lobuese të këtij këshilli, gjatë vizitës në Gjermani këtë muaj”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit. /Gazeta Enigma