Kombëtarja e Zvicrës ka barazuar 1-1 me atë të Skocisë, me të dy golat që u shënuan në pjesën e parë, shkruan Gazeta Enigma.
Fillimisht shënoi Skocia, me Scott McTominay që realizoi në minutën e 13’, ndërkohë që ylli me prejardhje nga Kosova, Xherdan Shaqiri, shënoi një eurogol nga distanca në minutën 26’ për të barazuar rezultatin.
Tani Zvicra mbetet në vendin e dytë me katër pikë, ndërkohë që Skocia ende mban shpresa për një kualifikim tutje me pikën e vetme të fituar sonte. Kësaj të fundit i duhet ta mposhtë Hungarinë për një kalim të mundshëm tutje. /Gazeta Enigma