FIFA ka publikuar rënditjen e re për kombëtaret e futbollit.
Në këtë rënditje të FIFA-s, Kosova radhitet e 105-ta, që i i bie se ka rënë për tri pozita nga se ka qenë (102).
Në anën tjetër kombëtarja shqiptare nuk ka ndryshuar pozitë dhe mban vendin e 66-të në botë.
Renditjes i prin Argjentina, e ndjekur nga Franca e Belgjika, ndërsa top-10shen e plotësojnë, Brazili, Anglia, Portugalia, Holanda, Spanja, Kroacia dhe Italia. /Gazeta Enigma