Shiu në Prishtinë hyn brenda në QKUK

Shiu në Prishtinë hyn brenda në QKUK

Reshjet e dendura të shiut në Prishtinë, kanë kapluar edhe QKUK-në.

Kështu bën të ditur Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës.

Sipas njoftimit, si pasojë e intensitetit të lartë, rrjeti i përpunimit të kanalizimit nuk ka arritur të përballojë sasinë e ujit.

“Ekipet teknike të QKUK-së, janë në gjendje gatishmërie, deri më tani uji ka depërtuar në bodrumin e Klinikë së Pulmologjisë, ku fatmirësisht nuk ka pasur aparatura mjekësore”.

“Ekipet e QKUK-së, bashkë me ato të klinikave tjera janë në vendngjarje dhe deri më tani nuk është konstatuar nëse ka pasur dëme”.

“QKUK, ditëve në vijim do të ju mbajë të informuar saktësisht, lidhur me pasojat e shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut”, thuhet në njoftim. /Gazeta Enigma

Related Articles