Lamine Yamal mund të ketë ndihmuar Spanjën të kalojë në fazën eliminatore të Euro 2024, por 16-vjeçari nuk i ka lënë pas dore detyrat e tij shkollore, me anësorin e Barcelonës që njoftoi se kishte kaluar provimet e arsimit të mesëm, raporton Reuters, përcjellë Enigma.
Yamal, i cili depërtoi në formacionet fillestare të Barcelonës dhe Spanjës këtë sezon, u bë lojtari më i ri që u shfaq në një kampionat evropian kur Spanja mundi Kroacinë në hapjen e grupeve të tyre në fillim të këtij muaji.
Adoleshenti padyshim që po bën punë të palodhur si brenda dhe jashtë fushës.
“Kam kaluar provimet dhe kam titullin ESO tani” – i tha Yamal radio stacionit spanjoll Onda Cero.
“Notat e fundit që kam parë? Nëse jam i sinqertë, i pashë në telefonin tim dhe më thoshte se kisha kaluar, kështu që mbylla aplikacionin, telefonova mamin dhe i tregova” – u shpreh ai.
Spanja është një nga favoritët pasi u bë skuadra e vetme që fitoi të tre ndeshjet e saj në fazën e grupeve, ku mundi kampionët në fuqi, Italinë dhe Kroacinë.
Ata luajtën me Gjeorgjinë në 1/16 dhe mund të përballen me Gjermaninë nikoqire në çerekfinale.
“Gjithçka që kemi bërë në fazën e grupeve do të jetë e pavlerë nëse ata na eliminojnë të dielën. Ne kemi luajtur tashmë kundër tyre (në kualifikuese), por e dimë se nuk do të jetë e njëjta lojë” – shtoi Yamal.
Teksa Spanja kërkon titullin e katërt rekord të Euros, Yamal do të shpresojë që ata të mund të arrijnë deri në ditëlindjen e tij të 17-të në prag të finales.