Kombëtarja e Zvicrës ia ka bërë “përhajr” e para 1/8 së finales në EURO 2024, duke e “shkelur” Italinë me një lojë dominante, me rezultatin që përfundoi 2-0, shkruan Gazeta Enigma.
Helvetikët fillimisht kaluan në epërsi në minutën e 37’ të pjesës së parë, ndërkohë që menjëherë pas fillimit të pjesës së dytë u shënua edhe goli i dytë.
Kjo është hera e parë për Zvicrën që arrin deri në këtë etapë të EURO-s.
Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka nesër do ta mësojnë kundërshtarin e tyre në 1/8 e finales, i cili do të jetë fituesi mes Anglisë dhe Sllovakisë, ndeshje kjo që do të zhvillohet nga ora 18:00.
Ndërkohë, italianët, me humbjen e sotme ndajnë rrugët me EURO 2024 dhe kthehen në shtëpi. /Gazeta Enigma