Kryeparlamentari, Glauk Konjufca është shprehur se Milan Radoiçiq, organizator i sulmit të Banjskës, po endet i lirë dhe se po mbrohet nga Beogradi.
Sipas tij Serbia veprën e tij po e trajton më lehtë se një shkelje trafiku.
“E dyta çështja e kryekriminelit Radoiçiq, e ka pranuar sulmin terrorist të Banjskës, dje e ka marr mbi vete, si organizator, dhe ndodhet i lirë në Serbi, dhe vepra e tij nga ana e Serbisë po trajtohet gati më e lehtë se një shkelje trafiku. Ky është statusi me të cilën po përballet Radoiçiq, ai ka mbrojtje nga Beogradi, nga Serbia”, tha kreu i Parlamentit. /Gazeta Enigma