Një kadet i Policisë së Kosovës, sot ka përfunduar me pranga në duar.
Kjo nën dyshimet se ka kryer veprën penale “Dhunim”, ku viktimë është e mitura e zhdukur nga Lipjani, e cila u gjet mbrëmë.
Ndaj kadeteti policor është lëshuar urdhër për masën e ndalimit dhe tashmë kanë nis hetimet me vendim të Prokurorit të Shtetit, njofton Sinjali, përcjellë Gazeta Enigma.
Gjatë kohës sa ishte e zhdukur, e mitura dyshohet se qëndroi me këtë të fundit dhe se dyshohet se kanë pasur raport intim.
Vajza u gjet mbrëmë, një ditë pasi familja e saj kërkoi ndihmë në polici. Brenda afatit ligjor pritet të ndërmerren veprimet e nevojshme hetimore. /Gazeta Enigma