Një 29 vjeçare, prezantuese televizive nga Meksika u qëllua dhe u vra para syve të djalit të saj katërvjeçar gjatë një tentative për grabitje veturash.
Martha Paola Salcedo ishte motra e qendërmbrojtësit të Cruz Azul, Carlos Salcedo.
Ajo u qëllua me dy plumba të shtunën në mbrëmje në Huixquilucan, Meksikë, bën të ditur Daily Mail, transmeton Gazeta Enigma.
Pavarësisht ndihmës së kalimtarëave të rastit për ta futur në veturën e asistentit të Salcedos, me ta dërguar në spital, mjekët konstatuan vdekjën e saj. /Gazeta Enigma