Pas një pune hetimore, Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona për prostitucion, nga të cilit janë sekuestruar edhe dy telefona celular, raporton Gazeta Enigma.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i cili ka rekomanduar që pas intervistimit të dyshuarit të lirohen në procedurë të rregullt.
Në njoftim thuhet se rasti vazhdon të hetohet.
“Çagllavicë 28.06.2021 ─ 17:30. Pas një pune hetimore janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që dyshohet se të njëjtit kanë kryer veprën e lartcekur, nga të dyshuarit janë sekuestruar dy telefona celular. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i cili ka rekomanduar që pas intervistimit të dyshuarit të lirohen në procedurë të rregullt. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e PK-së.