Mesfushori i Spanjës, Fabian Ruiz ka dhuruar spektakël në një moment të ndeshjes ndaj Gjermanisë, duke dribluar tre kundërshtarë me vetëm një lëvizje.
Spanja mori një fitore të madhe 2-1 në minutat e fundit të vazhdimeve ndaj Gjermanisë, duke siguruar një vend në gjysmëfinale të Euro 2024.
Golat për kombëtaren La Roja u shënuan nga Dani Olmo dhe Mikel Merino, ndërsa për Panzerët shënoi Florian Wirtz.
Megjithatë, pati edhe futbollistë të tjerë të cilët patën paraqitje brilante dhe u dalluan në këtë finale para finales.
Njëri nga ta padyshim se është edhe mesfushori spanjoll, Fabian Ruiz, i cili ishte i paarritshëm për kundërshtarët gjermanë.
Në një moment të ndeshjes apo më saktë në minutën e 80-të, ylli i Spanjës bëri një veprim magjik duke dribluar me vetëm një lëvizje tre lojtarë gjermanë.
Toni Kroos, Thomas Muller dhe Florian Wirtz ishin ‘viktimat’ e Ruizit.
FABIAN RUIZ. 😳🔥pic.twitter.com/d3Q6HwbskC— Tekkers Foot (@tekkersfoot) July 5, 2024