Kryeministri i Kosvës, Albin Kurti, ka marrë pjesë virtualisht në Internacionalen Socialiste.
Ai përmes një video-adresimi ka theksuar se antarësimi i Kosovës në Bashkimin Evropian dhe në Aleancën Veri-Atlantike, do t’i shërbente paqes dhe sigurisë së rajonit dhe Evropës.
Kurti ndër të tjera përmendi edhe integrimin e qytetarëve dhe komunitetit serb në Republikën e Kosovës. Sipas tij “sa më shumë të integrohen këta të fundit, aq më të vështirë do ta ketë Serbia arritjen e vizionit të saj për zgjerim territorial”.
“Vetëm vitin e kaluar Serbia i kidnapoi tre policë prej brenda kufijve tanë dhe më 24 shtator bëri sulm terrorist që vrau një polic, me qëllimin përfundimtar që ta aneksojë pjesën veriore të territorit tonë. Jemi të përkushtuar fort në vlerat dhe idetë që i përshkojnë këto organizata dhe nuk ka asgjë që do t’i kontribuonte më shumë paqes, stabilitetit, sigurisë dhe demokracisë në Ballkan Perëndimor dhe Evropë sesa anëtarësimi i Kosovës”, tha kryeministri. /Gazeta Enigma
Yesterday I delivered a virtual address to the @Soc_Intl meeting in Bucharest, led by International Socialists' Chairman & Spanish Prime Minister @sanchezcastejon and Romanian Prime Minister @CiolacuMarcel, on the occasion of the establishment of the SI Europe Committee.
In my… pic.twitter.com/65gD9Xk3ew— Albin Kurti (@albinkurti) July 7, 2024