Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se policia është duke punuar në kapjen e Faton Hajrizit pas arratisjes së tij nga burgu i Smrekovnicës së Vushtrrisë.
“Tashmë policia ka bërë publik angazhimin e saj që të hetojë rastin në plotëni, në qoftë arratisjen dhe vendndodhjen e arrestimin sa më të shpejtë. Policia po punon unë jam i bindur dhe policia shumë shpejt do të vijë me rezultate”.
“Ju po i shihni rezultate e policisë për çdo ditë, kemi numër minimal të rasteve ku kemi vështirësi në zbulueshmëri, do të thotë zbulueshmëria është maksimale, veprimet e policisë janë jashtëzakonisht efektive. Unë nuk jam shumë i brengosur me këtë duke parë efikasitetin e policisë, pres që është çështje orësh apo ditësh, dua të shtojë në asnjë moment se nuk do të bie niveli i sigurisë në këtë zonë”, ka pohuar Sveçla në një konferencë për media me homologun e tij, Taulant Balla.