Drejtori i Krimeve Ekonomike në Policinë e Kosovës, Nazmi Sahiti, është shkarkuar nga kjo pozitë.
Këtë e kanë konfirmuar burime brenda këtij organi të sigurisë, duke mos dhënë më shumë detaje.
Sahiti ishte kthyer në këtë post nga Gjykata e Apelit, në fillim të vitit 2021, tre vjet pas degradimit që i ishte bërë në tetor të vitit 2018, duke u transferuar në pozitën e zyrtarit të Departamentit për Kufij, pasi ishte përfshirë edhe në rrahjen e ish-drejtorit të PTK-së, Agron Mustafa.
Po ashtu Sahitit i ishte paguar diferenca e pagës dhe të gjitha benifitet për aq kohë sa kishte qenë i pezulluar me vlerë të 761 mijë 80 euro.
Ndërsa në vend të Sahitit, është caktuar Musli Salihu.