Dy kamionë u dogjën në orët e para të së martës në Mitrovicë të Veriut, ndërsa zjarri prej tyre dëmtoi edhe një veturë udhëtarësh.
Zjarri ka të ngjarë të ketë qenë i qëllimshëm, tha zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në veri, Veton Elshani.
Ai nuk dha detaje të tjera rreth rastit, përveçse nuk ka të dyshuar dhe se hetimet janë duke u zhvilluar.
REL-i raporton se pronarë të kamionëve janë shqiptarë, të cilët kanë biznese me shumicë në veri të Mitrovicës, ndërsa automjeti i dëmtuar i pasagjerëve është në pronësi të një serbi, D.P.
Në veri të Kosovës – zonë e banuar me shumicë serbe – kanë ndodhur disa incidente të ngjashme këtë vit.