Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot do të mbajë mbledhjen e radhës, raporton Gazeta “Enigma”.
Në rend dite për sot ndër të tjera është regjistrimi i një partie dhe pezullimi i një tjetre.
Mbledhja e KQZ-së do të mbahet në ora 13:30.
Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit për asgjësimin, shkatërrimin e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 21 prillit 2024.
Rendi i ditës:
Hyrje: Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së;
Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit Nr. 37/2024;
Aktivitetet e Zyrës:
Rekomandimi për pezullimin e partisë politike GRAÐANSKA INICIJATIVA GORE, me akronimin GIG;
Rekomandim për regjistrimin e partisë politike LËVIZJA PËRPARIMTARE E ROMËVE TË KOSOVËS;
Rekomandim për privim të përfitimit të mjeteve financiare nga Fondi për Mbështetjen e Subjekteve Politike për subjektin politik PARTIA E ASHKALINJËVE PËR INTEGRIM
Raport i Këshillave të KQZ:
Këshilli për Operacione Zgjedhore
Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit për asgjësimin/ shkatërrimin e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 21 prillit 2024.
Shqyrtimi dhe miratimi i udhëtimit zyrtar në Republikën e Shqipërisë lidhur me projektin për transparencë zgjedhore.