Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është takuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, gjatë margjinave të Samitit të NATO-s që po mbahet në Washington të Shteteve të Bashkuara.
Osmani tha se me Ramën u takuan për t’i koordinuar qëndrimet dhe përpjekjet e përbashkëta në mënyrë që Kosova të jetë sa më parë anëtare e NATO-s.
“Me Kryeministrin Edi Rama, në margjina të Samitit të NATO-s në Ëashington D.C. për t’i koordinuar qëndrimet dhe përpjekjet tona të përbashkëta në mënyrë që edhe Kosova, sa më parë, t’i bashkohet Shqipërisë dhe shteteve tjera aleate si anëtare me të drejta të plota në NATO, aty ku edhe e ka vendin”, shkroi Osmani