Një serbe ka lajmëruar policinë për dhunë në familjen e saj.
Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes me ç’rast kanë arrestuar një të dyshuar serb.
Sipas njoftimit të policisë, gjatë kontrollit në shtëpinë e tyre i është gjetur edhe një pistoletë dhe 88 copë fishek.
“Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Gazeta Enigma