Von Cramon: Qëndrimi i Francës për heqjen e vizave të Kosovës është për keqardhje dhe gabim i madh

Von Cramon: Qëndrimi i Francës për heqjen e vizave të Kosovës është për keqardhje dhe gabim i madh

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka thënë sot se qëndrimi skeptik i Francës për çështjen e liberalizimit të vizave të Kosovës është një gabim.  Kjo sipas saj është për keqardhje, raporton Gazeta “Enigma”.

“Mendoj që janë dy çështje të ndryshme. Kosova ka pasur një katalog të qartë të kritereve për të marrë liberalizimin e vizave. Ai katalog është plotësuar, kanë punuar në çështjet e sigurisë, pse të mos i jepet kjo Kosovës? Çështja e dytë është normalizimi. Nuk mund të ktheheni pas 3 viteve dhe t’i lidhim ato. Mendoj që BE-ja nuk i ka bërë detyrat e shtëpisë, mendoj që Kosova i ka përmbush kriteret, e ka bërë punën e tyre dhe mendoj që është koha e BE-së dhe kështu BE-ja po e humb kredibilitetin për këtë arsye e kam kritikuar shumë presidentin Emmanuel Macron”, ka deklaruar ajo për qëndrimin e Francës për liberalizimin./Gazeta “Enigma

LEXO EDHE: “Nëse nuk i besoni BE-së, shkoni diku tjetër”, Von Cramon sqaron deklaratën e Lajçak

Von Cramon pret përafrim të qëndrimeve në dialog, kritikon BE-në për mos heqjen e vizave from Ekonomia Online on Vimeo.

Related Articles