Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka bërë të ditur se ka nënshkruar vendimin për emërimin e 100 noterëve të rinj.
Ka sqaruar se për shkak të mosplotësimit të kushteve, emërimi i gjashtë kandidatëve të tjerë për noter është refuzuar.
Provimin e Noterisë e ka cilësuar si një nga proceset më transparente e profesionale të organizuar ndonjëherë.
“Vendimet do të publikohen të hënën në webfaqen e Ministrisë së Drejtësisë. Për shkak të përvojave të hidhura në të kaluarën, ky proces i Provimit të Noterisë ka qenë ndër proceset më transparente e profesionale të organizuara ndonjëherë. Me përzgjedhjen e 100 noterëve të rinj kemi dëshmuar që edhe mund t’i përmbushim nevojat e qytetarëve por edhe meritokracinë”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.
“Falënderoj Komisionin për Provimin e Noterisë, Komisionin për përzgjedhjen e noterëve dhe stafin mbështetës të Ministrisë për punën dhe angazhimin e tyre profesional”, ka shkruar ajo.