Kryeministri Albin Kurti, do të marrë sot pjesë në promovimin e librit për masakrën e Paklekut.
Autori i librit është Afrim Hysenaj, ndërsa promovimi do të bëhet te Shtëpia muze e masakrës në Drenas, duke filluar nga ora 11:00.
Në masakrën e Paklekut, me 17 prill 1999, u masakruan 53 civilë shqiptarë, në mesin e tyre pesë foshnje, më e vogla ishte 6 muajsh. Pas ekzekutimit, forcat serbe u kthyen dhe i dogjën kufomat dy herë.